Eden Hazard “godet” Francën: Më mirë është të humbasësh sesa… (Foto)
Kombëtarja e Belgjikës u eliminua në gjysmëfinale në Kupën Botës, pasi u mposht minimalisht nga Franca, 0-1.
Eden Hazard edhe pse nuk arriti të shënonte gol, ishte një nga lojtarët më të mirë në atë ndeshje.
Ai bëri disa driblime që kënaqi tifozët e futbollit, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, lojtari i Chelseat e ka “thumbuar” Kombëtaren e Francës.
“Më shumë preferoj të humbas me këtë Belgjikë, sesa të fitojë me këtë Francë”, ka thënë Hazard.
Golin e vetëm për Francën e shënoi mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti./IndeksOnline/