Ederson tregon personin që e bindi për të qëndruar te Manchester City
Ederson ka vendosur që së paku edhe për një sezon të jetë pjesë e Manchester Cityt.
Portieri brazialan kishte oferta nga klubet arabe, Al Nassr dhe Al Ittihad, por vendosi të vazhdojë me kampionin e Anglisë, shkruan IndeksOnline.
Ederson dje arriti të fitoj edhe një trofe me Manchester Cityn, pasi e mposhtën rivalin nga qyteti, Manchester United në finalen e Superkupës së Anglisë.
Pas ndeshjes, Ederson tha se biseda me Pep Guardiolën ishte vendimtare për të qëndruar te cityzens.
“Vendimi është marrë. Do të qëndroj në Manchester City këtë sezon”.
Fola me Pep dhe ishte vendimtare. Jam i lumtur të qëndroj, plotësisht i përqendruar në fitimin e më shumë titujve këtu.
Unë gjithashtu fola me bordin, drejtorët, shokët e skuadrës dhe po qëndroj”, tha Ederson për ESPN./IndeksOnline/