Ederson tregon se kush është portier më i mirë – ai apo Alisson
Portieri i Manchester Cityt, Ederson e ka pranuar se portieri i Liverpoolit, Alisson është një ”hap para tij” në Kombëtaren e Brazilit.
Alissoni ka qenë numri një i Brazilit që disa kohë, duke bërë 32 paraqitje internacionale, derisa Ederson ka luajtur vetëm njëherë.
Megjithatë, anëtari i Man Cityt do ta ketë mundësinë e tij në miqësoren ndaj Arabisë Saudite të premten, para se Alisson të luajë ndaj Argjentinës.
Ederson, 25-vjeçar e ka përshkruar Alissonin si mik të tij, duke thënë se portieri i Liverpoolit është zgjedhje e preferuar para tij në ekipin Kombëtar, transmeton IndeksOnline.
”Unë mendoj se ka shumë ngjashmëri mes ne të dyve. Ai vshtë duke pasur një kampanjë mjaft pozitive me Liverpoolin”, tha ai për Globo Esporte.
”Këtu, te Brazili, ai është një hap para meje, ai ka luajtur në Botëror. Brazili është mjaft i mirë me portierët. Kushdo që luan, bën punë të mirë”.
”Përfaqësimi i Brazilit është pritje e mrekullueshme, ta kesh mundësinë të luash është mundësi edhe më e madhe”.
”Kam drekuar me Alisson kur ai erdhi në Liverpool. Kemi raporte të mira. Ai është miku im”./IndeksOnline/