08:40 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp ndihet i lumtur për gafën e Alisson

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndjehet i lutur për gabimin nga Alisson Becker në ndeshjen kundër Leicester City.

Portieri brazilian humbi topin derisa po tentonte të kalonte sulmuesin, ku më pas edhe pësoi gol.

Por kjo nuk i ka penguar aspak trajnerit gjerman, shkruan indeksonline.

“Ai është 0.0 për qind arrogant, por ai është i bindur dhe ai mund ta bëjë këtë”,  tha Klopp.

“Ata duhet të bëjnë kalime dhe të mbrojnë dhe të gjitha ato gjëra tjera. Unë nuk kërkoj dikë përgjegjës, i fundit është Alisson por ne duhet ta kishim pastruar situatën më parë”.

“Nuk ishte një situatë ku e kaloni topin prapa. Ne marrim vendime në një sekondë dhe në një moment kuptojmë, ‘Kjo ishte e gabuar’”.

“Unë mendoj se ishte një situatë. Të jem 100 për qind i sinqertë, me të vërtetë jam i lumtur që ndodhi, sepse ne nuk duhet ta përsërisim tani”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.

Liverpooli është në krye të tabelës, duke shkuar në pushim me 12 pikë pas katër ndeshjesh.