23:04 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edhe Kadri Veseli e Uran Ismaili më bashkëshortet në dasmë

Sot ka qenë një vikend më ndryshe për politikanët kosovarë. Ata sonte po argëtohen në dasma të miqve të tyre.

Derisa kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuar në dasmën e vajzës së ambasadorit kosovar në Çeki, Arbër Vllahiut, ceremoni kjo që po mbahet në Prishtinë.

Në anën tjetër, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, janë mysafirë në Klinë, në dasmën e fotografit të Veselit, Petrit Prenaj./Indeksonline/