75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 31 Maj 2026 / G T

Edhe Nivokazi debutoi sot me Kosovën

Përveç Matoshit, sot te Kombëtarja e Kosovës debutoi edhe Rilind Nivokazi.

Sulmuesi i cili luan në Superligën e Zvicrës luajti pak minuta në humbjen 2:1 ndaj Republikës së Çekisë, shkruan Indeksonline

Nivokazi ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë në grupmoshat e reja, para se të vinte te “Dardanët” U21.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit zvicran me Sionin ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asiste./Indeksonline/