18:04 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe zyrtarisht fillon lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një tarifë rreth 25 për qind në 200 miliardë dollarë mallra kinezë. Ky vendim ka përshkallëzuar tensionet midis SHBA-ve dhe Kinës, të cilët tashmë janë të zhytyra në një luftë tregtare.

SHBA në korrik publikoi një listë prej 200 miliardë dollarë vlerë të produkteve shtesë që do të tatoheshin në fillim të muajit shtator, shkruan IndeksOnline.

Në listë përmendeshin më shumë se 6,000 artikuj, duke përfshirë produktet ushqimore, mineralet, mallrat e konsumit dhe pjesët e makinerive industriale. SHBA akuzon Kinën për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit dhe dëshiron të rrëzojë deficitin e saj të lartë tregtar me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Tani Kina është kundërpërgjigjur, me Qeverinë kineze të cilët kanë vendosur tarifa për mallrat e SHBA-ve, me vlerë 60 miliardë dollarë.

Tarifat e reja të Kinës do të vendosen në shkallë prej 5% ose 10%, varësisht nga produkti, tha këshilli shtetëror i Kinës. Më shumë se 5.000 mallra të SHBA do të preken, duke përfshirë mishin, arra, pije alkoolike, kimikate, rroba, makineri, mobilje dhe pjesë të automobilizmit.

Përplasja thellon konfliktin midis dy ekonomive më të mëdha të botës që tashmë po dëmton kompanitë në të dy anët e Paqësorit. Masa e fundit e SHBA do të thotë afërsisht gjysma e produkteve që Kina i shet në Shtetet e Bashkuara çdo vit do të goditen nga tarifat amerikane. /IndeksOnline/