16:59 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edi Rama një BRAVO të madhe Kosovës për demarkacionin

Marrëveshja e Kosovës dhe Malit të Zi për çështjen e vijës kufitare është quajtur lajm i mirë nga Shqipëria. Kryeministri, Edi Rama e ka quajtur vendim pozitiv dhe ka inkurajuar përfaqësuesit kosovar që sa më shpejt ta votojnë demarkacionin.

“Dua t’ju përgëzoj për atë që ju bëtë së bashku me presidentin e Malit të Zi si një hap i vendosshim drejt finalizimit të një procesi që të mbyllet në këtë moment historik me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për t’i hapur rrugën Kosovën që të lëvizin lirshëm. Pra, për të dëshmuar seriozitet dhe përkushtim nga shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare si një shtet që di të respektojë marrëveshjet”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Ndryshe, në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur marrëveshjen e nënshkruar me kryeminsitrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Ai bëri të ditur pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, e që ndërkohë pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.

Ndërkohë,  në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo është dhurata më e mirë për këtë përvjetor.  /Indeksonline/