08:24 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ekipi i xhudos arrinë në Japoni

Pas një jave nis Kampionati Botëror i Xhudos që do të zhvillohet në Tokio.

Xhudistët kosovarë me në krye trajnerin Driton Kuka kanë arritur në lindjen e largët.

Ata fillimisht do të stërvitjen atje për të qenë gati për ndeshjet.

Kuka këtë botëror e ka quajtur si më të fortin ndonjëherë.

Sanyo City Japan. Pritje e ngrohtë për ekipin tonë! Arritja në Japoni me ekipin për përgatitje dhe gara në Botërorin më të fortë ndonjëherë! Një qytet që po ndjehet krenar me prezencën e garuesve tonë. Gara me randësi të veçantë edhe për Pikë Olimpike si caku kryesor i ekipit“, ka shkruar Kuka. /IndeksOnline/