Ekipi për Pajtimin, i themeluar nga Thaçi, merr një vendim!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka njoftuar se Ekipi Përgatitor për të vërtetën dhe Pajtimin ka miratuar rregulloren dhe planin e punës.
Zyra e Presidentit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, transmeton Indeksonline.
“Ai përbëhet nga 4 përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.
Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore.
Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet”, thuhet në njoftim./Indeksonline/