13:40 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja!

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar kërkesën tek Gjykata për masën e ndalimit të paraburgimit për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë të cilët u arrestuan nga policia për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet sot, pasdite.

“Mund të konfirmojë, se tani sa u informova nga prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë për veprën  penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje Ryshfeti” nga pala e dëmtuar,  është bërë tek Gjykata Themelore në Prishtinë. Seanca dëgjimore mbahet sot nga gjyqtari, Isuf Makolli”, ka thënë Beka për Indeksonline.

Vlen të përmendim faktin se kjo kërkesë për masën e sigurisë është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore. /Indeksonline/