09:09 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ekstradohet i riu shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për çfarë akuzohet?

I riu shqiptar, Elton Katuci, 29 vjeç është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është ekstraduar për në Shqipëri.  Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe nga vendimi i vitit 2015 rezulton se Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim.

Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor- Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur: Më 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.