23:29 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

EL: 7 skuadra siguruan kualifikimin në fazën, 1/32 sonte

Në kuadër të fazës së grupeve në Europa League, sonte u zhvilluan gjithsej 24 ndeshje.

Mbrëmja e sontme ishte përplot emocion dhe futboll atraktiv, teksa u shënuan 64 gola.

Në rrethin e 1/32-tës së finales, me 2 ndeshje për t’u zhvilluar tutje, sonte siguruan kualifikimin 7 skuadra, transmeton IndeksOnline.

Skuadrat në fjalë janë Arsenali, Chelsea, Frankfurti, Dinamo Zagrebi, Lazio, Leverkuseni dhe Zurich.

Në mesin e këtyre shtatë skuadrave luajnë disa futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Shkodran Mustafin, Amir Rrahmanin, Valon Berishën, Riza Durmishin, Thomas Strakoshën, Benjamin Kolollin, Toni Domgjonin, Hekuran e Mirlind Kryeziun./IndeksOnline/

 

Temat: