12:20 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Elhaida Dani me bashkëpunim ndërkombëtar

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani që jeton dhe vepron në Itali, nga ku edhe u bë e famshme, ka lansuar projekt të ri muzikor.

Elhaida kësaj radhe ka sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar. Artistja me zërin e veçantë ka bashkuar forcat me këngëtarin australian Nathaniel, përcjellë Indeksonline.

Kënga mban titullin ‘Let it go’ dhe është punuar nga Menno Reyntjes, Tony Polimeni, Richy Sebastian, Scilla Siekmann dhe vet këngëtarët.

Projekti është lansuar edhe në kanalin ‘Youtube’ dhe po merr pëlqime përgjatë dy ditëve të para të publikimit./Indeksonline/