00:07 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elita dhe Gjiko, historia më e bukur e dashurisë që u kurorëzua me dasmë

Qysh herën e parë kur u panë ai i kishte thënë se do të bëhet gruaja e tij, por me një kusht, që ajo t’i bënte flokët e zeza.


Kështu nis historia e dashurisë në mes prezantueses kosovare, Elita Rudit dhe reperit të talentuar Gjiko, histori kjo që do të kurorëzohej me një dasmë madhështore.


Çifti që për tri vite nuk fshehën ndjenjat, pasionin dhe xhelozinë ndaj njëri-tjetrit sonte e dhanë betimin e dashurisë duke i thënë Po njëri-tjetrit.


Me një vello të bardhë plot shkëlqim, Elita duket tamam si një princeshë përrallash në krahët e princit të saj, i cili edhe do ta ndajë çdo sekond të jetës me të.


Ata sonte u bën burrë dhe grua, ndërsa shumë shpejtë do të bëhen edhe prindër të fëmijës së tyre të parë.


Kjo dasmë kështu u bë një nga ngjarjet më të komentuara të këtij vitit. Ndërsa historia e dashurisë e Elitës dhe Gjikos sigurisht do të vazhdojë../Indeksonline/