Emocionet e Champions Leagues vazhdojnë sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko përballë Arsenalit
Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Champions League, ku PSG-ja fitoi ndeshjen spektakolare ndaj Bayern Munichut, me rezultat 5-4.
Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte, me ndeshjen Atletiko Madrid – Arsenal.
Skuadra madrilene ka arritur në gjysmëfinale pasi eliminoi Barcelonën, derisa ”topçinjtë” eliminuan Sporting Lisbonën.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Metropolitano”, duke filluar nga ora 21:00./IndeksOnline/

