16:36 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Emrata me paraqitje ‘përvëluese’ në Green Carpet Awards

Në Milano është duke u mbajtur Jave e Modës, një nga ngjarjet më të mëdha të botës së stilit.


Në pistat e parakalimit, s’kishte si të mungonte Emrata Ratajkowski, një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara.


Emrata si gjithnjë la gojëhapur me ecjen dhe vetëbesimin e saj në pistë, por edhe më e ‘zjarrtë’ u paraqit në after party.


Me një veshje ekstravagante ngjyrë të verdhë nga Roberto Cavalli, ajo erdhi tejet joshëse, teksa mahniti me bukurinë e saj natyrale dhe përrallore./Indeksonline/