18:40 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Era e fuqishme gjuan 65 vjeçaren nga ballkoni

Një erë e fuqishme me borë ka rrëzuar një grua 65-vjeçare nga ballkoni i katit të katërt në ishullin paqësor Sakhalin, transmetojnë sot mediat ruse.

Incidenti ndodhi kur gruaja doli në ballkon për të pi cigare dhe më pas për fat ka rënë në grumbullin e borës, transmeton AP.

Gruaja u transportua në një spital në pjesën e prapme të një kamioni, pasi ambulanca nuk ishte në gjendje të arrinte në shtëpinë e saj.

Mediat lokale raportojnë se gruaja ra nga kati i katërt, duke thyer krahun dhe tre brinjë, por fatmirësisht pa rrezik për jetë.

Sakhalin në Lindjen e Largët të Rusisë është goditur nga një stuhi bore që nga 25 dhjetori me erëra që arrijnë shpejtësinë  rreth 150 kilometra në orë.