17:31 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erdhi në Kosovë si transfer i madh, ikën pa lënë fare gjurmë

Erdhi me shumë bujë në afatin kalimtar të verës te Drita, por pa i zhvilluar as 90 minuta të plotë u largua andej nga erdhi.

Ricardo Verza De Souza është larguar nga kampioni në fuqi pas vetëm nëntë xhirosh, ani pse marrëveshja me skuadrën braziliane Goaias EC ishte për një vit,

Gazetasheshi merr vesh ekskluzivisht se Ricardo De Souza është larguar tashmë nga kampi bardhekaltër pasi nuk pëlqehej nga trajneri Shpëtim Duro, i cili nuk e kishte ftuar fare në ndeshjet e fundit kampionale.

De Souza është përshëndetur me ekipin dhe ka kthyer rekuizitat në klubin bardhekaltër.

Ricardo Verza De Souza erdhi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B në formë huazimi për një vit, por largohet pa ndonjë gjurmë, pasi u inkuadrua në vetëm dy ndeshje dhe atë si rezervist, duke mos arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Temat: