19:40 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Erdogan bën zgjidhje, siguron 15 miliardë dollarë nga Katari

Turqia ka siguruar një investim prej 15 miliardë dollarësh nga Katari që mund të rris ekonominë e saj mes një mosmarrëveshjeje të zgjeruar me Shtetet e Bashkuara.

Premtimi u njoftua të mërkurën pas një takimi midis Tamim bin Hamad Al Thanit të Katarit dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara. Mediat shtetërore të Katarit thanë se paratë do të shkonin drejt projekteve ekonomike, investimeve dhe depozitave.

Lira turke shtoi fitimet e saj kundrejt dollarit amerikan në 6% pas njoftimit, i cili erdhi në të njëjtën ditë kur Turqia njoftoi rritjen e shpejtë të tarifave në prodhimet amerikane, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin, shkruan IndeksOnline.

Analistët besojnë se ky veprim do të ndihmojë Turqinë të dalë nga kriza – me paratë e zotuara për të ndihmuar sektorin financiar. Megjithatë, në planin afatgjatë, shumë investitorë po kërkojnë masa konvencionale siç është rritja e normës së interesit.

Ky veprim është një përgjigje ndaj veprimeve tregtare të njoftuara javën e kaluar nga administrata Trump. Kjo dyfishon tarifat ndaj makinave amerikane në 120% dhe pijeve alkoolike në 140%, sipas një njoftimi të publikuar nga qeveria turke.

Produktet e tjera të SHBA të mbuluara nga tarifat përfshijnë fruta, qymyr, produkte kozmetike dhe oriz.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë përkeqësuar mjaft shumë në javët e fundit lidhur me ndalimin e Turqisë ntë pastorit amerikan Andreë Brunson.

Administrata e Trump njoftoi planet javën e kaluar për të dyfishuar tarifat e importit të çelikut dhe aluminit nga Turqia. Të mërkurën, një gjykatë turke hodhi poshtë një ankesë të dytë për lirimin e Brunson.

Shuma e produkteve të prekur nga tarifat që të dy vendet i kanë imponuar njëri-tjetrit janë një pjesë relativisht e vogël 19 miliardë dollarësh të mallrave të tregtuara vitin e kaluar, sipas të dhënave të SHBA.

Erdogan foli të premten me Presidentin rus Vladimir Putin, një bisedë që përfshinte bisedime për lidhje më të thella ekonomike dhe tregti të dobishme reciprokisht, sipas mediave ruse shtetërore.

Investitorët gjithashtu kanë qenë të shqetësuar në javët e fundit nga mungesa e veprimeve të bankës qendrore turke, e cila tronditi tregjet muajin e kaluar kur nuk pranoi të rrisë normat e interesit përballë inflacionit të shfrenuar.

Kritikët thanë se vendimi u dëmtua nga ndërhyrja e Erdogan, i cili tregoi gjatë fushatës së fundit presidenciale se ai donte më shumë kontroll mbi politikën e bankës qendrore dhe i përshkroi normat e interesit si “nëna dhe babai i të gjitha të këqijave”.

Megjithëse Erdogan thotë se ai kundërshtoi rritjen e normave të interesit, ai nuk ka bërë një argument të qartë pse banka qendrore e Turqisë duhet të mbajë normat e ulëta. /IndeksOnline/

Temat: