Është vërtetë e frikshme sa shpejt shkon kjo Audi RS6
Gjenerata C7 e Audi RS6 që të gjithë e kemi njohur së shpejti do të zëvendësohet nga një model i ri.
Ndërsa modeli i ri me siguri do të jetë më i shpejtë, më dinamik dhe më luksoz se ai që po largohet, modeli i vjetër padyshim që do të jetë një nga makinat e fundit familjare me fuqi të jashtëzakonshme.
Një RS6 i veçantë ishte pajisur kohët e fundit me një sërë modifikimesh që dërgojnë fuqinë e motorit 4.0 litërsh V8 në plot 1012 kuajfuqi.
AutoTopNL kohët e fundit kishte mundësinë për të testuar makinën dhe gjatë ngasjes arriti të qonte makinen deri në 328 km/orë. Çuditërisht, makina dukej që kishte ende shpejtësi për të bërë. /IndeksOnline/