Familjarët e Mozzikut dhe Loredanës tregojnë se kur çifti do të bëhen prindër
Prej disa javësh në media ka qarkulluar lajmi se reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana janë në pritje të një fëmije.
Ata ende nuk kanë konfirmuar gjë, por në foto të ndryshme Loredana është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, gjë që ka ngritur menjëherë aludimet e publikut dhe të medias.
Së fundmi familjarët e çiftit kanë konfirmuar për ‘Rtv21’ se Mozzik dhe Loredana shumë shpejt do të bëhen prindër. Ata kanë treguar se këngëtarja e hitit ‘Sonnenbrille’ është katër muajshe shtatzënë.
Gjatë kësaj periudhe çifti ka qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit dhe duket se së bashku po e shijojnë këtë periudhë të bukur të jetës së tyre. Ndonëse të rijnë në moshë, ata janë shumë gati që pas disa muajsh të mbajnë në krahë fëmijën e tyre.