12:15 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fatih Terim rikthen Sneijderin (Foto)

Fatih Terim është rikthyer te skuadra e Galatasarayt. Por, te klubi nuk e gjeti njeriun kryesor të sukseseve, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Wesley Sneijder, i cili është larguar gjatë afatit veror nga klubi turk, për në skuadrën e Nices.

Në mediat turke po qarkullon lajmi se 33-vjeçari gjatë mini-afatit të janarit do të rikthehet në Turqi te Galata, pasi Terim dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër.

Sneijder nuk po kalon mirë te Nice, madje futbollisti holandez ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje./IndeksOnline/