FC Malisheva jep lajme të mira për talentin e skuadrës që pësoi aksident të rëndë
Skuadra e Superligës, FC Malisheva ka njoftuar se Omer Bytyqit i është kthyer vetdija. Talenti i skuadrës pësoi aksident të rëndë dhe fitorja e fundit ishte dedikim për të.
“Forca OMER, jemi me ty!
Fitoren e fundit i’a dedikojmë futbollistit tonë të talentuar, Omer Bytyçi, pjesë e grupmoshave U9.
Omeri pësoj një aksident të rëndë dhe ishte në gjendje të rëndë, por sot fal Zotit na vijn lajmet e mira se Omerit i është rikthyer vetëdija dhe gjendja e tij ka filluar të përmirsohet.
Të gjithë ne, në FC Malisheva qëndrojmë pran Omerit dhe familjes së tij, dhe lutemi që Omeri ta tejkaloj këtë sfidë sa më shpejtë dhe të kthehet me shëndet të plotë në familjen e tij dhe tek shokët e skuadrës.
Të presim edhe më të fortë, Omer”, thuhet në njoftimin e FC Malishevës./Indeksonline/

