11:44 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Federata e Turqisë dënon Vedat Muriqin? (Video)

Federata e Futbollit të Turqisë është duke përgatitur një dënim për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas mediave turke, Muriqi pritet të suspendohet nga TFF-ja për shkak të gjestit jo sportiv në ndeshjen e djeshme, shkruan IndeksOnline.

Në minutën e 35-të të ndeshjes Erzurum – Rizespor, kosovari goditi mbrojtësi kundërshtar dhe u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Siç duket gjyqtari i ndeshjes nuk e ka parë mirë këtë rast, pasi sipas trajnerit të Erzurum, rasti i Muriqit është dashur të jetë për karton të kuq.

Vlen të përmendet se kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, pasi Muriqi barazoi shifrat në minutën e fundit të ndeshjes./IndeksOnline/

Temat: