15:02 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Federata Turke dënon ashpër Quaresman (Video)

Federata e Futbollit në Turqi ka dënuar ashpër lojtarin e Besiktasit, Quaresma.

Ish-lojtari i shumë skuadrave të njohura, pati një përleshje fizike me lojtarin e Fenerbahces, me që rast u ndëshkua me karton të kuq.

Por, kartoni nuk i mjaftoi. Me vendim zyrtar, Quaresma është dënuar me pesë ndeshje.

Ai do të mungoj në pesë ndeshje tejet të rëndësishme në rrugë për titull. Portugezi do t’i humb ndeshjet si: Genclerbirligi, Basaksehir, Alanyaspor dhe Goztepe. Ai mungoi edhe në ndeshjen e djeshme kundër Trabzonsporit./IndeksOnline/