22:39 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Federer i tregoi botës se pse është baba i tenisit (Foto)

Roger Federer e ka bërë sot historinë në tenis. Fitorja në Roterdam ndaj Robin Haases ka patur vlerë të madhe pasi që Federer është rikthyer përsëri në krye të ATP rënditjes.

Federer tani është bërë tenisti më i vjetër në botë që ka arritur të jetë i pari në ATP rënditje.

Rekordin e mbante Andre Agassi me 33 vjeç e 133 ditë, rekord që tani i mbetet të kaluarës.

Pas përballjes, Fedex është nderuar me këtë rekord duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku./Indeksonline/

Temat: