16:55 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Fëmija 1 vjeç bie nga shkallët, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një fëmijë vetëm një vjec është dërguar me urgjencë në Tiranë, pasi është dëmtuar teksa ndodhej në shtëpi duke luajtur, pasi është rrëzuar nga shkallët.

I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.01.2018, në fshatin Arrameras Fushë-Krujë, në banesë, është rrëzuar nga shkallët fëmija L.K, vjeç 1, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim. /albeu.com/