08:56 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Femrat e Xhamajkës bëjnë histori, kualifikohen në Kupën e Botës

Ekipi kombëtar i femrave të Xhamajkës do të debutojë në Kupën Botërore të vitit 2019 (7 qershor – 7 korrik) në Francë.

Vajzat e “Reggae” kanë mposhtur ato të Panamasë me rezultat 4-2 pas penalltive pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 2-2.

Kjo është hera e parë që Ekipi Kombëtar i femrave të Xhamajkës kualifikohet në këtë kompeticion. /IndeksOnline/