Fenerbahçe ishte gati, por Besiktasi nuk i shkoi/ Vendimin e merr TFF-ja (Foto/Video)
Skuadra e Fenerbahçes më shumë se 1 orë ishte duke pritur kundërshtarin e saj, por në fund ajo nuk i erdhi fare.
Bëhet fjalë për Besiktasin, të cilët para disa dite e kishin konfirmuar mos-shkuarjen në stadiumin e Fenerit, shkruan IndeksOnline.
Dy javë më parë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Fenerbahçes dhe Besiktasit, tifozët goditën trajnerin e kësaj të fundit, Senol Gunes dhe ndeshja u ndërpre në minutën e 56’të.
Federata e Turqisë kishte marr vendimin se kjo ndeshje të ri-luhet nga minuta e 56’të. Por, një gjë të tillë nuk e pranoi stafi i Besiktasit.
Sonte më 3 maj, kjo ndeshje ishte dashur të zhvillohej, por skuadra e Besiktasit nuk udhëtoi fare.
Kjo ka bërë që TFF-ja, ta dënojë skuadrën “Black Eagles” me 790 mijë euro dhe të mos u lejohet pjesëmarrja në Kupë për sezonin e ardhshëm. Ndërsa Feneri ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Turqisë./IndeksOnline/