18:58 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Feniks bën një transfer serioz për garat evropiane

Skuadra nga Drenasi, Feniks ka bërë një afrim serioz në skuadër para garave evropiane. Agon Rexha ka arritur marrëveshje me Feniksin për garat e “Main Round të Uefa Champions League që mbahet në Prishtinë.

Feniks është duke kërkuar sponzorë serioz për garët tejet speciale që mbahet për herë të parë në Kosovë, pasi që në të njëjtën kohë do të sjellë edhe lojtarë të famshëm nga futsalli evropian.

“Agon Rexha përforcon Fc Feniks për garat evropiane në kuadër të ‘Main Round’ të UEFA Champions League që do mbahet në Prishtinë në muajin tetor.
Njëherit falënderojmë klubin nga Peja, Fc Besa për gatishmërinë e bashkëpunimit në këtë lëvizje” thuhet në njoftimin e Feniks./Indeksonline/