22:55 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Feniks gati për garën e madhe evropiane të futsallit

Feniksi nga Drenasi është gati për ndeshjet e “Main Round” në kuadër të Uefa Futsal Cup. Skuadra kampione e Kosovës në futsall është në fazën parapërgatitore të cilat po i zhvillon në Prishtinë. Gjithçka është gati për spektakël, që nga organizimi, e deri të forma e lojtarëve.

Me skuadrën janë bashkuar edhe tre brazilianët të cilët pritet të shtojnë nivelin e cilësisë në skuadër.

Trajneri Ani Mullai duket shumë energjik dhe atë që e bëri në sezonin debutues në Superligë, pritet që ta bëjë edhe në garën evropiane.

Feniksi do të paraqitet në garën e vetme të klubeve të futsallit në Evropë për herë të dytë. Herën e parë, Feniksi befasoi duke u futur mes 16 skuadrave më të mira në Evropë./Indeksonline/

Temat: