13:18 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fenomeni i pazakontë, qielli i verdhë dhe dielli i kuq në Britani (Foto)

Qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta e dielli u bë i kuq në Britaninë e Madhe. Fenomeni ka ndodhur një ditë më parë, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të Europës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit.

“The Sun” shkruan se Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlandë, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara.

Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq.

Lidhur me qiellin e verdhë dhe diellin e kuq, agjencia meteorologjike në Britani tha se fenomeni ishte shkaktuar si pasoje e stuhisë, e cila kishte marrë me vete rërë sahariane dhe tym nga zjarret në Spanjë e Portugali.

Në disa zona dritat e rrugës u ndezën në mes të ditës, pasi pluhuri bllokoi pjesërisht dritën e diellit./Shekulli