17:21 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Feronikeli me “aromë” kampioni, fiton edhe Llapi

Feronikeli ka vazhduar me formën e mirë në Superligë.

Skuadra nga Drenasi ka mposhtur Lirinë me rezultat 4-2, shkruan indeksonline.

Golat për Feronikelin i shënuan Fazliu (7’), Lladrovci (31’), Zeka (57’) dhe Hoti (67’).

Ndërsa për skuadrën nga Prizreni realizator ishin Qendrim Gashi (43’) dhe Gentian Binishi (78’).


Në ndeshjen tjetër, Llapi ka mposhtur KEK-un me rezultat 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Golat për llapjanët i shënuan Alidemaj në minutën e 13-të dhe Namani në minutën e 69-të.

Feronikeli është në pozitën e parë me 17 pikë e ndjekur nga Llapi me një pikë më pak.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të Superligës, Gjilani takohet me Dritën ndërsa Prishtina me Flamurtarin. /IndeksOnline/