10:10 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Festë në familjen e Vesës dhe Big Bastas (Foto)

Vesa Luma dhe Big Basta janë njëri nga çiftet më të komentuara në botën e personazheve publik shqiptar.

Së fundi, Vesa ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” duke treguar se fryti i dashurisë së tyre, sot mbush dy vite.

“Zemra ime vogel qe sot i mbushe 2 vjet! Keto 2 vjet me rrite edhe mua,edhe babin tend,na bere te kuptojme rendesine e jetes! Nuk e krahasoj me asgje sharmin tend bashke me intelegjencen dhe sensin e humorit ( kur zgjohesh naten per te pi qumshtin dhe ashtu sic je me sy mbyll na thua Gezuar?) deshiren e madhe per librat ,futbollin ,muziken,raketat..Dhe ti ,Liani im ,do rritesh me te gjitha te mirat e botes ,( mami dhe babi ta premtojme qe sdo te te mungoje asgje ne jete) ,e uroj te behesh 100 vjec, ndersa mua ,mua me ke fal 100 jete tjera me energjine e dashurine tende! Gezuar jeta ime! Jam krenare me ty! Te du me se shumti ne bote!” ka shkruar Vesa në këtë imazh.

Ndryshe, tashmë Vesa dhe familja e vogël e saj janë shpërngulur për të jetuar në Zelandën e Re./Indeksonline/