08:17 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FFK-ja shtroi darkë për drejtuesit e FF të Azerbajxhanit

Para ndeshjes përmbyllëse në grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, Kosova-Azerbajxhani, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtari i KE Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu shtruan darkë për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në Kosovë, nënkryetari Bakir Burri i njohu mysafirët për zhvillimin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës si dhe për strategjinë zhvillimore për të ardhmen, duke konsoliduar ligat në të gjitha rangjet dhe në të dyja konkurrencat e në veçanti foli për angazhimin në përmirësimin e infrastrukturës.

Të dyja federata u pajtuan që të rrisnin bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të dyanshëm dhe në vazhdim të këmbejnë edhe përvojat dhe resurset humane. Në fund u këmbyen edhe dhurata./IndeksOnline/ 

Temat: