19:27 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA dënon ashpër Serbinë, më shumë se Xhakën dhe Shaqirin

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me vetëm 10 mijë franga nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

Dy yjet kosovarë festuan me shqiponjë pasi shënuan dy gola ndaj Serbisë, dhe kjo u bë lajm në të gjithë botën, shkruan IndeksOnline.

FIFA nuk është ndalur së dënuari për këtë ndeshje. Ata kanë shqiptuar dënim të ashpër për Federatën e Futbollit të Serbisë, me 54 mijë franga, për shkak të mesazheve dhe gjë sendeve të hedhura në fushë nga tifozët.

Ky nuk ishe dënimi i vetëm që iu dha serbëve. Dënim mori edhe trajneri, Mladen Krstajic, 5 mijë franga, për shkak të deklaratës së rëndë dhënë për referin, Felix Brych./IndeksOnline/