FIFA konfirmon vjedhjen e informatave nga punonjësit e saj të IT-s
FIFA ka konfirmuar se informatat janë vjedhur nga punonjësit e saj të IT-s më herët këtë vit.
Një konzorcium i organizatave të mediave pritet t’i raportojnë detajet e kësaj vjedhje, e cila ndodhi në mars, në ditët e ardhshme.
”Ne dënojmë çdo përpjekje për të komprometuar besueshmërinë, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave”, thuhet në një njoftim, transmeton IndeksOnline.
”Jemi të shqetësuar nga fakti se disa informata janë vjedhur ilegalisht”.
Por, kjo nuk është hera e parë që informatat vidhen në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.
Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve dhe FBI më herët këtë muaj kishin fajësuar ushtrinë ruse për këto veprime ilegale./IndeksOnline/