22:05 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA zgjedh futbollistin e ndeshjes, Belgjikë – Japoni (Foto)

Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar për në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Belgjika ka bërë të pamundurën duke rikthye rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2 ndaj Japonisë, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes FIFA ka publikuar emrin e futbollistit të ndeshjes. Këtë çmim e ka fituar Eden Hazard, ylli i Chelseat i cili bëri një asistim në këtë përballje dhe dhuroi spektakël.

Me fitore Belgjika ka siguruar çerekfinalen ku do të përballet me Kombëtaren e Brazilit./IndeksOnline/