10:18 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fillojnë shakat e shqiptarëve/ “Vucic dhe Dacic” japin donacion për Xhakën dhe Shaqirin (Foto)

Emri i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ai i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Dacic janë bërë pjesë e fushatës së mbledhjes së fondeve për ta paguar dënimin e FIFA-s ndaj futbollistëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në mënyrë ironike dhe të shakasë dikush ka bërë një donacion prej 5 dollarësh në emrin e Aleksandar Vuçiqit dhe 10 dollarësh nga Dacic.