20:46 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

LIVE: Minut pas minuti në ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe

Ka filluar ndeshja e shumë pritur mes Kosovës dhe Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të synojë fitore në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve kundër Kombëtares ishullore.

Në Baku, djelmoshat e Bernard Challandes barazuan pa gola me Azerbajxhanin, ndërsa sonte objektiv është vetëm fitorja.

Pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, gjyqtari tashmë e ka dhënë shenjën e parë për fillimin e ndeshjes./IndeksOnline/

____________________________________________________________________________________

90:00′ – Përfundon ndeshja. Kosova mposhtë Ishujt Faroe me rezultat, 2-0.

90:00 – Karton i verdhë për futbollistin ishullor pas asaj ndërhyrje ndaj Alitit.

83:23 – Vedat Muriqi inkuadrohet në lojë në vend të Atdhe Nuhiut. Muriqi duartroket Nuhiun për golin e shënuar.

80:00 – Rivënie anësore për Kosovën, vazhdon aksioni i Kosovës, por pa rezultat.

78:30 – Edon Zhegrova inkuadrohet në lojë në vend të Milot Rashicës.

68:00 – Rast perfekt për Ben Kollolin nga goditja e dënimit.. dhe topi qëllon barikadën.

67:33 – Donis Avdijaj largohet nga loja. Ne vend te tij Besar Halimi.

65:46 – Vazhdojnë sulmet e Kosovës, djelmoshat e Challandes të pangopur me dy gola.

61:51 – Zëvendësim te Ishujt Faroe. Vatnhamar inkuadrohet në vend të Olsen.

61:20 – Karton i verdhë për Atdhe Nuhiun pas një ndërhyrje të palejuar nga sulmuesi shtatëlartë.

54:44 – Atdhe Nuhiu dyfishon epërsinë e Kosovës pas një tollovie të krijuar në zonën e kundërshtarit.

50:00 – Kombëtarja e Kosovës kalon në epërsi pas golit të shënuar nga Arbër Zeneli. Supergol nga sulmuesi kosovar.

48:40 – Krosim i bukur nga ana e majtë prej Benjamin Kolollit, por topi përfundon në duart e portierit, Nilsen.

46:20 – Pas një harkimi nga Arbër Zeneli, Amir Rrahmani gjuan me kokë, por mbi portë.

45:01 – Fillon pjesa e parë në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, në ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe.

40:10 – 5 minuta deri në përfundim të pjesës së parë. Ende pa gola në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

38:33 – Herolind Shala vazhdon topin te Vojvoda. Anësori kosovar me jë krosim të bukur, por topi te portieri kundërshtar.

37:30 – Atdhe Nuhiu vazhdon për mrekulli me topin në sulm, nuk sheh shumë opsione, vazhdon topin te Kryeziu.

36:10 – Rivënie e këndit për Ishujt Faroe.. largohet topi dhe kundërsulm i Kosovës, por Rashica prishë gjithçka.

34:00 – Rivënia e tretë për Kosovën.. vazhdon aksioni pa largimit të topit nga zona, dhe tentim pa sukses i Kosovës.

33:10 – Edmundsson i Ishujve ndëshkohet me të verdhë pas një veprimi jo-sportiv ndaj Hekuran Kryeziut.

31:22 – Dominim i lehtë i futbollistëve kosovar përballë ishullorëve. Presim ende për golin e parë.

23:51 – Futbollistët kosovarë më kërkues ndaj golit në këto 24 minutat e parë të ndeshjes. Vazhdojnë sulmet e vazhdueshme.

21:45 – Bernard Challandes, selektori i Kosovës, përcjellë në këmbë skuadrën e tij nga minuta e parë.

20:10 – Pas një depërtimi fantastik, Arbër Zeneli ishte pranë golit, por gjuajtja e tij mbaroi jashtë.

15:06 – Atmosferë impresive në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

13:37 – Bie ritmi i lojës pas një fillimi intensiv.

11:16 – Aksion i bukur i futbollistëve kosovar, kroson Rashica, megjithatë Kololli jo i fuqishëm në ajër.

No automatic alt text available.

09:00 – Tifozët kosovar shfaqin pankartat me numrin 9 – në nderim të legjendës, Fadil Vokrri.

08:35 – Goditje dënimi për ishullorët. Fatmirsisht, topi mbaron mbi portën e Samir Ujkanit.

07:45 – Ishujt Faroe në aksion. Hendrikson me një pasim perfekt për bashkëlojtarin e tij, megjithatë Mërgim Vojvoda tregohet i vëmendshëm. Topi në posedim të Kosovës.

06:55 – Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin, ”Fadil Vokrri”. Tifozët kosovarë mbështetje të fuqishme Kombëtares kosovare.

05:15 – Rashica akordon kornerin, megjithatë pa ndonjë rrezik. Vazhdon ndeshja

05:00 – Milot Rashica, pas një depërtimi perfekt, rrezikon portierin kundërshtar, megjithatë topi largohet si korner.