14:36 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Finalen e sotme e drejton gjyqtari më i dobët në Kampionatin Botëror

Komisioni i Gjyqtarëve të UEFA-s ka konfirmua gjyqtarin serb, Milorad Mazic, për të gjykuar finalen e madhe të Champions League, që do të luhet sonte në mbrëmje në Kiev të Ukrainës.

Serbi, Milorad Mazic, është shpallur si gjyqtari më i dobët i Kampionatit Botëror të vitit 2014 në Brazil, dhe do të jetë pikërisht ai që sonte do të gjykoj finalen midis Real Madrid dhe Liverpool, gjithashtu do të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mazic shkaktoi shumë polemika dhe pakënaqësi në “Brazil 2014” në dy ndeshjet e gjykuara nga ai në mes Gjermanisë dhe Portugalisë, e po ashtu edhe ndeshjen Argjentinë – Iran.