19:50 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Finalja e Championsit me gjashtë agjërues, më “keq” për Liverpoolin (Foto)

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet më 26 maj në stadiumin olimpik, në Kiev të Ukrainës.

Po në këtë muaj, më datën 16 maj fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe do të jetë interesante të shihet se a do të agjërojnë disa futbollistë që do të paraqiten në fushë në finalen e madhe, shkruan IndeksOnline.

Futbollistë si; Mohamed Salah, Emre Can, Sadio Mane, Karim Benzema, Achraf Hakimi dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i përkasin fesë myslimane dhe mund të jenë ata që do të agjërojnë gjatë këtij muaji të shenjtë.

Por, a do të shfaqen në fushën e lojës pa ngrënë bukë? Përgjigja është “JO”.

Kjo pasi, ndeshja pritet të fillojë nga ora 20 e 45 minuta, kurse iftari më 26 maj, është në ora 20 e 08. Kështu, futbollistët që do të agjërojnë, do të kenë kohë për të pirë ujë apo edhe për të ngrënë diçka të lehtë para lojës!

Kujtojmë që Liverpooli siguroi kualifikimin duke eliminuar Romën, kurse Real Madridit largoi nga kjo garë kampionin gjerman, Bayern Munchen./IndeksOnline/