16:42 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Firmino i dashuruar me futbollin, shkon në Brazil dy ditë më herët

Sulmuesi i Liverpoolit, Robero Firmino është bashkuar me ekipin kombëtar të Brazilit dy ditë më herët se sa ishte e nevojshme.

Ai u lejua të pushoj edhe të mërkurën pasi ai luajti për Liverpool të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

Megjithatë ai e ka parë të arsyeshme se duhet të bashkohet me Brazilin që në ditën e parë.

“Kam pasur dy ditë më shumë të lira për të qëndruar në shtëpi, por vendosa të vij në fillim dhe të filloj tani”, tha Firmino ndërsa mbërriti në kampin e Brasovit në Londër ku po qëndron kombëtarja braziliane.

Firmino duhet të luftojë për vendin e titullarit kundër rivalit të tij, Gabriel Jesus. /IndeksOnline/

 

 

 

 

Temat: