08:21 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Firoentina i vendos qendrës sportive emrin e Astorit

Ndarja nga kapiteni i tyre, Davide Astori nuk ka qenë aspak e lehtë për skuadrën e Fiorentinës, shkruan indeksonline.

Violat së pari tërhoqën fanellën me numrin 13 nga përdorimi, pasi këtë numër e mbante mbrojtësi italian.

Tani presidenti i klubit ka konfirmuar se do të riemëroj qëndrën sportive të Fiorentinës me emrin e Astorit.

“Centro Sportivo Davide Astori” do të quhet hapësira ku skuadra do të kryej stërvitjet.

Kujtojmë se Astori vdiq të dielën e 4 marsit si pasoj e një suli në zemër. /IndeksOnline/