23:39 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fisi e quan Albinin “burrë i keq” 

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka publikuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” me bashkëpartiaken, Aida Dërgutin.

Mirëpo ky postim i kësaj fotoj, ngjalli reagime të shumta nga aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Këta të fundit e quajtën atë “ tradhtare”.

Ndërsa, Fisi iu kundërpërgjigjë duke iu thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, është ai “burri i keq” që s’po din të ndalohet së merruri me PSD-në, transmeton Indeksonline

“Aidës i takon me folë për atë punë. Jo mue. Unë e di shumë saktë, por nuk flas pa folë Aida. Edhe jo, një grue e mirë si Aida, nuk flet as mbasi të ndahet. Duron duron, e dikur veç del. Tash mbasi ka dalë, hala po duron, e s’po don me folë. A e din pse? Së është njeri i dinjitetshëm. Njeri me vlerë. Sepse s’bjen në nivel të burrit të keq, që hala, qe 6 muej, s’po ndalet tuj folë keq”, ka shkruar ai.