Fisnik Rugova hap shkollë basketbolli
Basketbollisti i njohur kosovar, Fisnik Rugova ka hapur një shkollë basketbolli. “AA Prishtina” do të mbajë emrin shkolla e re e basketbollit. “I lumtur t’ju njoftoj që po fillojmë me Shkollën e Basketbollit AA Prishtina.
Ftoj të gjithë fëmijët e moshës 6–12 vjeç (djem dhe vajza) me u bashku me ne dhe me fillu rrugëtimin në basketboll – me punë serioze, por edhe me shumë kënaqësi.
📅 E shtunë, 9 maj 2026
🕒 Ora 14:00
📍 Shkolla Fillore “Dardania”
Gjatë stërvitjeve do të fokusohemi në:
✔️ Zhvillimin individual,
✔️ Lojën ekipore,
✔️ Disiplinë dhe kulturën sportive.
Për mu është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të ndjehet mirë, të mësojë dhe të zhvillohet çdo ditë.
Për më shumë informata na kontaktoni në 📲:
+383 48 848 848
👉 Ju presim” ka shkruajtur Fisi në njoftim.


