22:24 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fiton Dortmundi, futet në zonën “Champions” (Video)

Dortmundi ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 16-të të Bundesligës duke e mposhtur Mainzin me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Sokratis në minutën e 55-të, ndërsa rezultatin e vulosi Kagawa një minutë para fundit.

Me këtë fitore, Dortmund ngjitet në pozitën e katërt me 25 pikë, aq sa ka Frankfurti dhe Moenchengladbach. /IndeksOnline/

Temat: