09:59 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fitorja, opsioni i vetëm i Llapit në duelin e sotëm me Ferizajn

Ferizaj është nikoqir i Llapit në ndeshjen e cila zhvillohet sot, e diele më 4 nëntor nga ora 13:30 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Llapi do ta kërkojë me çdo kusht këndelljen pas humbjes dëshpëruese në mesjavë, ndërsa rezultati i vetëm i mundshëm për t’u këndellur është fitorja.

Në ndeshjen e parë hapëse të këtij edicioni, Llapi e ka mposhtur Ferizajn si vendas me rezultat bindës, 5-1, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Statistikat:

Në Superligë, Ferizaj dhe Llapi janë takuar gjithsej katër herë. Dy ndeshje kanë përfunduar me fitore të Llapit, ndërsa dy sosh me barazim pa gola, me bilanc mjaft pozitiv të Llapit – 7:2.

Rezultatet nga ndeshjet e luajtura:

Superliga, sezoni 2016/17:

Ferizaj – Llapi 0-0
Llapi – Ferizaj 0-0
Ferizaj – Llapi 1-2,

Superliga, sezoni 2018/19:

Llapi – Ferizaj 5-1./IndeksOnline/

Temat: