22:02 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fituesja e “Dancing With the Stars” thyen rregullat! Ku e di Soni sa vota janë dërguar për të ? (Foto)

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e madhe e spektaklit “Dancing With The Stars” në të cilën performuan 6 finalistë.

Përballja finale dhe më e ethshme për të fituar çmimin e madhe dhe kupën e DWTS ka vënë përballë në fund Soni Malajn dhe Aulona Mustën.

Dy vajzat që në fillim të këtij spektakli kanë qenë pretendente për të fituar dhe në një farë mënyre fakti që ishin ato të dyja përballë njëra-tjetrës nuk ishte habi për publikun.

Askush nga ne nuk ka informacion mbi të dhënat e votimit, produksioni është i vetmi që i di me statistika të sakta se sa % e votimeve ka shkuar për secilin nga konkurrentët. Edhe vetë VIP-at nuk kanë dijeni për numrin e saktë të votave dhe flasin vetëm nëpërmjet sondazheve që mund të kenë bërë në profile tee tyre ose mesazheve të shumta që fansat u kanë sjellë. Faktikisht jo të gjithë, përjashtim bën ajo “fituesja”.

Na ka bërë përshtypje një koment i këngëtares në profilin e saj publik në Instagram. Në një bisedë me një komentuese Soni ka qenë shumë e qartë në atë që ka shkruar duke na dhënë përshtypjen se është në dijeni të votave të saj me një besueshmëri të madhe:“Po të ti tregoj votat e publikut do frikësohesh ti dhe shumë të tjerë, sepse kanë qenë frikshmërisht shumë për mua. Ta fshiva komentin sepse s’kam nerva fare për këto lloj negativitetesh.

”Këtu lind pyetja : Ku e di Soni se sa veta kanë votuar për të? Nga e ka marrë këtë informacion? Ku e bazon këtë besueshmëri të sajën për fitoren e madhe? I vetmi që ka informacion është produksioni dhe kompanite celulare, asnjeri prej të cilëve s’ka të drejtë të japë informacion në lidhje me numrin e votave. Po atëherë si i ka fituesja, votat “frikshmërisht” të sakta?/Indeksonline/